AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 22 Prill 2024 – për bashkëpunëtorë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale, kandidatë për kategorinë e kualifikimit “mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të MFE Nr. 14, datë 27.5.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të AFP, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së Njësisë së Zhvillimit të ofruesve të AFP dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, i rishikuar me Udhëzimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Nr. 64, datë 20.02.2024, pika 2 e nenit 14/1 të kreut V/1 të këtij Udhëzimi, Rregullores së brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, pikës XIX të Lidhjes nr. 2 të kësaj Rregulloreje, shpall konkurrimin për:
  1. Bashkëpunëtorë të jashtëm, trajnerë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale, kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura.
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët, trajnerë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale, kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
  2. Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
  3. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
  6. Të zotërojnë aftësi të mira kompjuterike.
2.2. Kërkesa të veçanta:
  1. Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
  2. Të kenë aftësi moderuese dhe prezantuese.
  3. Të kenë përvojë në vëzhgimin e orëve mësimore të hapura të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
  4. Të jenë angazhuar në trajnime të mëparshme të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, mbi “Bazat e didaktikës në AFP”. 
  1. Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Kërkesën për aplikim (e firmosur nga aplikanti, nëse sillet dorazi).
  3. Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
  4. Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
  5. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve/trajnimeve të kryera.
  6. Fotokopje të dokumentave që vërtetojnë angazhimin si trajnerë të mësimdhënësve të AFP.
  7. Fotokopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen e përvojave në punë, sipas kërkesave të mësipërme. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 29 Prill 2024, ora 16:30.
Mosparaqitja e dokumentacionit të plotë ose jashtë afatit të caktuar, sjell skualifikim të aplikantit. Aplikantët do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al; ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087 Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkëlidhur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, përndryshe duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.