AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 18 Nëntor 2019 – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartim programesh orientuese të kurseve te unifikuara në formimin profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.2.2017  “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Hartimin e programit orientues të kursit të unifikuar:
  • Servis xhenerik në automjetet e lehta
  • Shërbime shitjeje
  • Gurëgdhendja për punime restauruese guri
  • Punime tradicionale suvatimi
  • Punime restauruese druri
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
  1. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  • Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  • Të përdorin kompjuterin.
  1. Kërkesa të veçanta:
  • Të kenë kualifikim profesional në fushën përkatëse;
  • Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  • Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  • Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e dokumentit vërtetues të kualifikimit në fushën përkatëse. 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 nëntor 2019, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497