Në datë 7 korrik 2022 u mbajt në Tirane tek Hotel Boutique Kotoni takimi kombëtar për zhvillimin e standardeve të kompetencave të vlerësuesit të jashtëm.
Takimi kombëtar u organizua në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në EJL – EQET SEE dhe u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim. Ekspertët pjesëmarrës në këtë takim ishin:
- Teuta Çobaj – NCP
- Etleva Kaçuli – NCP
- Aida Tiko – Ekspert i AKAFPK
- Ejvis Gishti– Drejtor i Përgjithshëm AKAFPK
- Eniana Veli – Ekspert ASCAP
- Shpëtim Allkaj – Ekspert MAS
- Flutura Vaqarri – Ekspert
(Vlerësues të jashtëm të AFP-së)
- Mira Kotobelli– Ekspert ASCAP
- Elona Hoxha– Ekspert
(Vlerësues të jashtëm të AFP-së)
- Majlinda Ucaj– Ekspert ASCAP
Ky takim u organizua nga 2 persona kombëtare përgjegjës (Znj. Etleva Kaçuli dhe Znj. Teuta Çobaj ) dhe u drejtua nga Znj. Ejvis Gishti , Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, të cilët i kushtuan një vëmendje të veçantë prezantimit të koncepteve, funksioneve, rezultateve dhe ndikimit të vlerësimit të jashtëm në rajon dhe në Shqipëri.
Objektivat e këtij takimi ishin :
- Kuptimi i kontekstit të dokumentit “Standardet rajonale të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm” nga ERI SEE.
- Analizimi i “Standardeve profesionale të vlerësuesve për institucionet parauniversitare” në Shqipëri krahasuar me “Standardet rajonale të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm” nga ERI SEE.
- Gjetja e mekanizmave dhe strategjive për zbatimin e duhur të dokumentit “Standardet rajonale të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm”
Gjatë takimit, ekspertët diskutuan rëndësinë e ERI SEE në procesin e sigurimit të cilësisë në AFP dhe në arsimin parauniversitar. U prezantua dokumenti kombëtar “Standardet Profesionale për vlerësuesit në arsimin parauniversitar” dhe dokumenti rajonal i kompetencave profesionale për vlerësuesit e jashtëm të ERI SEE.
Takimi vijoi me diskutimet krahasuese ndërmjet standardeve kombëtare dhe rajonale të cilat u reflektuan në dokumentin rajonal sipas udhëzimeve të dhëna nga Koordinatorja e projektit.
Dokumenti me komentet përkatëse ju shpërnda të gjithë ekspertëve për të dakordësuar një dokument final.