AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 14 Qershor 2021 – kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e 4 materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Hartimin e 4 Materialeve mësimore për lëndët profesionale ai më poshtë (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve): 

  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  1. “Marketing”, 12, (72 orë), të profilit mësimor “Tregti”, Niveli IV i KSHK.
  1. “Prodhim bimor”, kl.12, (136 orë), të profilit mësimor “Prodhim bimor”, Niveli III i KSHK.
  1. “Teknikat e konstruksioneve për punimet e muraturës, betoneve dhe betonarmesë”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Mirëmbajtje ndërtesash”, Niveli III i KSHK.
  1. “Etika profesionale dhe legjislacioni”, kl.10 (108 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli II i KSHK.
  1. Kërkesat për hartuesit e Materialeve mësimore të lëndëve profesionale:

2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.

2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje dy mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23.06.2021 ora 16:00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit të Tiranës, Kati i tretë, Tiranë.

Tel. 4 22 30 497

Email: info@ akafp.gov.al

Shtojce